Burri nga Vitia se respekton urdhrin e qeverisë për Coronavirusin, e hap lokalin për lojëra fati

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Komunën e Vitisë, pasi që nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë për koronavirusin, duke punuar në lokalin e tij me lojëra fati.

Rasti sipas policisë ka ndodhur rreth orës 22:00, derisa bëhet e ditur se në lokal ishin duke luajtur edhe 7 persona të tjerë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë duke punuar në lokalin e tij me lojëra fati ku aty ishin duke luajtur 7 persona. Me urdhër të prokurorit dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

Të ngjashme