Bursistët nga Skema e Profesionistëve të Rinj punësohen në institucionet shtetërore

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 12:13 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti dhe udhëheqësin e zyrës së BE-së Tomasz Szuyong kanë bërë dorëzimin e akt emërimeve për bursistët nga Skema e profesionistëve të rinj “YCS” , raporton Ekonomia Online.

Veliu tha që projekti i skemës së profesionistëve të rinj është një ndër projektet më të rëndësishme që kemi bërë, dhe se nga kjo janë përkrahur më shumë se 300 të rinj nga Kosova.

“Deri më tani janë financuar 12 runde nga Bashkimi Evropian. Ky projekt do mbështetet nga BE dhe Qeveria e Kosovës edhe në runde të tjera”.

“Në kuadër të legjislacionit të dakorduar me BE ku kemi paraparë dispozita në bazë të procedurave për bursistët që janë të pranishëm këtu”, u shpreh Veliu.

“Ky projekt ka përkrahjen time dhe investimi i BE është shpaguar me punën e studentëve duke vazhduar karrierën e tyre dhe që tash ushtrojnë pozita të ndryshme drejtuese”, tha mes tjerash ministri i Punëve të Brendshme.

Ndërsa, Tomasz Szyong tha që është kënaqësi e veçantë të shpalos suksese të tillë nga ana e studentëve.

“Një sukses i madh dhe nxitë studentët në punë e tyre”, tha Szyoung.

Kryeministri Avdullah Hoti duke falënderuar Bashkimin Evropian, theksoi që kjo është ngjarje shumë e veçantë, raporton EO.

“Falënderoj Bashkimin Evropian që është organizata që aspirojmë të bëhemi pjesë edhe në aspektin kulturor, arsimor dhe në avancimin e kritereve që duhet t’i përmbushim”, tha Hoti.

“Personalisht me disa prej studentëve kam pas rastin t’i takoj dhe besoj shumë që puna e tyre do jetë shumë me vend dhe me suksese ne avancimin në karrierë”, tha ai.

Përmes këtij Projekti janë përkrahur më shumë se 300 të rinj nga Kosova që të kryejnë studimet pasuniversitare në vendet e Bashkimit Evropian, dhe si kusht të punojnë për së paku 3 vite në administratën publike të Republikës së Kosovës.

Ky projekt do të vazhdojë të gëzojë mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe në të ardhmen ku janë planifikuar së paku 3 raunde dhe gjithashtu aplikimi për fondet e IPA III.

Të ngjashme