Busti i Ali Podrimjes nuk finalizohet as në katërvjetorin e vdekjes

Prishtinë | 21 Kor 2016 | 09:07 | Nga

Ka gati katër vjet me radhë që nuk është finalizuar projekti për vendosjen e bustit të poetit Ali Podrimja në Prishtinë.

Një gjë e tillë nuk do të bëhet as në përvjetorin e katërt të vdekjes së mjeshtrit të vargut poetik.

Pos kësaj, për sot (e enjte) nuk është paralajmëruar ndonjë aktivitet në nderim të Podrimjes, i cili në 21 korrikun e vitit 2012 vdiq në qytetin jugor të Francës, Lodève.

Është lënë krejt anash edhe ideja e vendosjes së penës 8-metërshe në oborrin e bibliotekës kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme