Busti i Heroit Maxhun Çekaj i shkrirë në bronz kthehet në vendlindjen e tij

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Për nder të 21 vjetorit Ditës së Çlirimit të qytetit të Deçanit me rrethin sot në fshatin Irzniq u zbulua Busti i Heroit të Kombit Maxhun Çekaj në oborrin e SHFMU, në ketë fshat ku dhe vet heroi ishte mësimdhënëse në ketë shkollë ndërsa kjo shkollë tash e një kohë mbanë emrin me krenari emrin e tije.

Heroi Maxhun Çekaj u vlerësua lartë për vlerat që kishte si mësimdhënës po ashtu edhe si luftëtar i UÇK-së .Për heroizmin e tije Komandanti i ZOD Ramush Haradinaj, nder të tjera tha së si nxënës i kësaj shkolle isha rreshtuar si fëmijë para Heroit Maxhun Çekaj , ruaj kujtime të asaj kohe po ashtu edhe të luftës së UÇK-së për Heroin, sepse pos që ishte një mësimdhënës i mirë ishte edhe një luftëra i denjët i cili përgatiti shumë ushtar deri në ditën e rënies më 11 Gusht 1998 në vendin e quajtur Gerdaja .Familjes Çekaj sot e përgjithmonë u kem borgj ti nderojmë tha Haradinaj.
I pari i komunës z.Bashkim Ramosaj, duke uruar qytetarët në ketë ditë të veçantë në 21 vjetorin e Çlirimit ai uroi edhe stafin e SHFMU Maxhun Çekaj, për vendosjen e bustit të cilin tha se do ta mbajë më krenari emirin e Heroit.

Për këtë dit të rëndësishëm kanë fol edhe drejtori i kësaj shkolle z.Mehdi Dodaj , si dhe asambleisti i kësaj zone z.Milazim Mushkolaj .Ndërsa në emër të familjes djali i Heroit Prof.Orhan Çekaj tha se jam mirënjohës të gjithëve për kontributin tuaj vënien e emrit të shkollës në emër të babait tim dhe vendosjen e bustit sot këtu në këtë dit të shenjët të 21 vjetorit ditë së Çlirimit.

Zbulimin e këtij busti e bëri Komandanti i ZOD z.Ramush Haradinaj, Kolonel.Abdyl Mushkolaj, kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , vajza e Heroit Mirlinda Çekaj etj.

Nga sot ky bust i shkrirë në bronze do ti bëj roje kësaj shkolle që më krenari mban emrin e tije .Lavdi !

Të ngjashme