Buzhala i KEDS-it tregon se a do të ketë reduktime nesër

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka njoftuar se edhe nesër do të ketë reduktime të energjisë elektrike në Kosovë.

Sipas Buzhalës për këtë kanë marrë urdhëresë nga KOSTT-i.

“Ne kemi marrë urdhëresë që edhe nesër të aplikojmë reduktime nga ana e operatorit të tregut KOSTT. Është e çuditshme kjo pasi që ne kemi siguruar gjithë energjinë elektrike që është e nevojshme për mbulim të kërkesës, por çfarë ka ndodhur me importimin e rrymës nga KEK-u nuk e dimë”, ka thënë Buzhala.

Buzhala deklaroi se sa i përket KEDS-it energji elektrike ka dhe se nuk do të duhej që të kishte reduktime.

Ai deklaroi se janë në fazën e sqarimit të rrethanave, shkruan Gazeta Express.

“Po besoj që janë dy orë. Nuk besoj që shkojnë mbi dy orë. Pjesa më e madhe e energjisë vetëm sa është siguruar. Ne e kemi siguruar të gjithën. Sa na përket neve nuk kemi nevojë që të bëjmë reduktime por ajo pjesa nuk e di se çfarë ka ndodhur. Jemi në procese të sqarimit të rrethanave sepse këto çështje duhet të adresohen”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme