Buzhala: Mbi 50 mijë banorë pa energji elektrike, erërat e fuqishme po vazhdojnë të shkaktojnë prishje

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Mbi 50 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e prishjeve që janë bërë në rrjetin elektrik nga erërat e fuqishme dhe reshjet e mëdha të borës.

Zëdhënësi i Kompanisë për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala, ka thënë për Telegrafin se gjendja vazhdon të jetë e rëndë dhe se erërat e fuqishme po vazhdojnë të shkaktojnë prishje.

“Ekipet tona janë vazhdimisht në terren por nga erërat e fuqishme po vazhdojnë të shkaktohen prishje. Ne kemi bërë mobilizim maksimal të punëtorëve dhe makinerisë, por kushtet atmosferike po e bëjnë të veten”, ka pohuar Buzhala.

Ndryshe, KEDS ka njoftuar se ka angazhuar në terren mbi 500 punëtorë, të cilët janë dukë bërë përpjekje për të sanuar dëmet e shkaktuar nga erërat e fuqishme dhe që konsumatorët e tyre të kenë energji elektrike.

Zona më e afektuar është rajoni i Dukagjinit, ku përfshihen Peja, Prizreni, Gjakova dhe Istogu.

Ndryshe, si  pasojë e reshjeve të mëdha të borës Komuna e Kamenicës dhe Dragashit kanë pezulluar mësimin në të gjitha institucionet arsimore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme