Bytyqi: Agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve myslimanë

Prishtinë | 05 Maj 2019 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, me rastin e fillimit të muajit Ramazan, ka uruar të gjithë myslimanët, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë.

“Nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, muaj i cili simbolizon paqen, dashurinë, harmoninë, mirëkuptimin dhe solidarizimin.Uroj që këto vlera njerëzore të na përcjellin gjithmonë, e sidomos në këtë muaj, të bashkëndiejmë dhe t’i ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë. Agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve myslimanë! ??”, thuhet në urimin e ministrit Bytyqi

Të ngjashme