Bytyqi: Bush do të ketë vendin gjithmonë në historinë e lirisë tonë dhe shtetit të Kosovës

Prishtinë | 01 Dhj 2018 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e presidentit amerikan George H.W. Bush, ndërsa ka kujtuar se familja Bush ka qenë gjithmonë e përkushtuar për Kosovën dhe lirinë e saj.

Postimi i plotë në Facebook”

“Me hidhërim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish presidentit amerikan, George H.W. Bush. Bush shërbeu si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i përkushtuar për vendin e tij, në një periudhë plotë sfida për Evropën dhe mbarë njerëzimin.

Ish presidenti Bush luajti një rol shumë të rëndësishëm duke lënë pas modelin e njeriut të dedikuar për paqe, demokraci, zhvillim ekonomik e social për atdheun e tij dhe për mbarë popujt e botës.

Familjes Bush asnjëherë nuk i mungoi përkushtimi për Kosovën dhe lirinë e saj. Prandaj, ne do ta mbajmë mend ish presidentin Bush për mbështetjen e parezervë në kohën kur na cënohej ekzistenca.

George H.W. Bush do të ketë vendin gjithmonë në historinë e lirisë tonë dhe shtetit të Kosovës!

Ngushëllime familjes, miqve, Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, bashkëpunëtorëve dhe mbarë kombit Amerikan”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme