Bytyqi: E habitshme sjellja e deputetëve karshi Projektligjit për Vlerat e UÇK-së

Prishtinë | 13 Gus 2020 | 12:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gazmend Bytyqi, iniciues i Projektligjit për Mbrojtjen e  Vlerave të UÇK-së, ka reaguar, pasi Kuvendi nuk e votojë në lexim të parë këtë projektligj, raporton Ekonomia Online.

Ai në një konferencë për media, ka thënë se sjellja e deputetëve në seancë ishte e habitshme.

“Është e habitshme sjellja e disa kolegëve deputet se si u sillën në seancë, ku disa nuk qëndruan në seancë, të tjerët nuk morën pjesë fare në votim. Kemi pasur koncensusein politik me të gjitha grupet parlamentare që këtë projektligj ta votojmë në lexim të parë dhe më pastaj, të gjitha adresimet , shqetësimet në lexim të dytë ti përmirësojmë ”

“Qëllimi kryesor i këtij ligji është ta institucionalizojmë Luftën UÇK-së.I kuptojmë edhe disa shqetësime të miqve ndërkombëtarë, por ne i kemi siguruar që në leximin e dytë do  ti bëjmë përmirësimet e nevojshme”.

“I kuptojmë edhe disa shqetësime të miqve ndërkombëtarë, por ne i kemi siguruar që në leximin e dytë do  ti bëjmë përmirësimet e nevojshme”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka thënë se ata nuk do të ndalen dhe sipas procedurave do ta vazhdojnë që këtë Projektligj ta dërgojnë përpara.

Kujtojmë se ky projektligj ishte kundërshtuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, dhe ambasada amerikane.

Të ngjashme