Bytyqi i dërgon telegram ngushëllimi familjes Burrniku

Kaçanik | 12 Sht 2018 | 15:54 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, i ka përcjellur telegram ngushëllimi  familjes Burrniku për ndarjen nga jeta të Shaban Burrniku, nxënës i shkollës së mesme profesionale në Kaçanik.

Shaban Burrniku, 17 vjeçar nga fshati Kovaqec, mbrëmë ka ndërruar jetë derisa po bënte dush në shtëpinë e tij.

I ndjeri Burrniku ishte nxënës në klasën e 11 në Shkollën e Mesme Profesionale “Voskopojë”.

Më poshtë gjeni telegramin  e plotë:

E nderuara familje Burrniku,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të djalit tuaj, nxënësit tonë të

shkollës së mesme profesionale në Kaçanik, Shaban Burrniku.

Shabani ishte një i ri që po e priste shkolla e universiteti, që po e priste e ardhmja. Por,

për fat të keq ai u nda nga jeta në moshën 17 vjeçare, për t’iu lënë juve dhembjen dhe

kujtimet, e Kaçanikun dhe Kosovën pa një djalë të mirë e energjik.

Tragjedi si kjo, na lënë dhembje e kujtime përgjithmonë! Prandaj, ju lutem që në emër të

Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni

ngushëllimet më të sinqerta.

Shabani u prehtë në paqe!

Me respekt,

Shyqyri Bytyqi – ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Të ngjashme