Bytyqi me mesazh për fundvit, 2018-ta ishte vit i angazhimit e përkushtimit

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Ministri i i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, përmes një video të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka uruar festat e fundvitit duke thënë se ky vit ishte vit i angazhimit dhe përkushtimit, raporton Ekonomia Online.

“Të nderuar nxënës, studentë, mësimdhënës, profesorë, prindër dhe qytetarë së bashku kemi kaluar këtë vit me plotë angazhime, përkushtim dhe këmbëngulësi, kemi shënuar suksese në gjendjen e këtij viti kalendarik”, tha Bytyqi.

Ai përmes këtij mesazhi ka thënë se gjatë këtij viti kishte edhe sfida e të cilat u kaluan më lehtë me anë të bashkëpunimeve.

“Padyshim se kemi hasur në vështirësi dhe sfida, por gjithnjë e më lehtë e kemi kuptuar se ato zgjidhen më lehtë me bashkëpunimin e të gjithëve. Standardi i ri i krijuar na tregon se pika e suksesit është bashkëpunimi dhe gjithë përfshirja e aktorëve në arsim, në këtë vit kemi filluar shumë  procese të rëndësishme në mësimdhënie dhe më cilësore në arsim për shkolla më të mira arsim të lartë të qëndrueshëm për të ardhme të sigurt që garantohet vetëm në arsim cilësor”, tha Bytyqi.

Ministri Bytyqi ka falënderuar profesorët dhe nxënësit për rezultatet e treguara gjatë këtij viti duke uruar festat e fundvitit.

“Ju falënderoj studentë, profesorë, nxënës që kemi shënuar rezultate të larta këtë vit dhe urojë që sukseset të shtohen vit pas viti “, thotë Bytyqi në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve të Kosovës për festat e fundvitit.

Urimi i ministrit Bytyqi për fundvit!

Gëzuar Festat!Ju uroj më të mirat për Vitin e Ri 2019! Qoftë vit i mbarë dhe sjelltë suksese, paqe, dashuri e harmoni në familjen Tuaj, në vendin tonë e kudo në botë!

Posted by Shyqiri Bytyqi on Friday, December 28, 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme