Bytyqi në ShBA interesohet për përvojat amerikane në matjen e performancës

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 10:30 | Nga

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka  zhvilluar një takim me,  John Paul C. Hayëorth, drejtor ekzekutiv i bordit shtetëror të edukimit në Washington DC.

Ne këtë takim ishte prezent edhe  Christine Rhyner, ekspert në këtë lëmi.

“Diskutuam për matjen e performancës së mësimdhënësve. Gjatë këtij takimi, po ashtu është bërë edhe një prezantim në lidhje me matjen e performancës në ShBA të bazuar në përvojat amerikane,” ka shkruar ministri Bytyqi në Facebook.

Gjatë këtij takimi u shpreh një interesim i madh për informatat dhe shpjegimet lidhur me matjen e performancës së mësimdhënësve në vendin tonë, ndërsa u shpreh gatishmëria e tyre për ta përkrahur Kosovën me përvojat amerikane në këtë fushë.

Të ngjashme