Bytyqi ngushëllon familjen Daci

Prishtinë | 26 Jan 2019 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Zv.ministrit të Diasporës Arian Daci.

Postimi i rij i plotë:

Na pikëlloi pa masë vdekja tragjike e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci.

Vdekje si kjo të lënë pa fjalë!

Ngushëllime të sinqerta akademik Nexhat Daci dhe gjithë familja Daci për humbjen e më të dashurit tuaj!

Ngushëllime miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Arian Dacin!

Të ngjashme