Bytyqi: Ta respektojmë Kushtetutën, të sigurojmë vend të rëndësishëm në rrugëtimin drejt së ardhmes

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në Ditën e  Kushtetutës ka kërkuar që të respektohet maksimalisht ajo, sepse sipas tij vetëm duke respektuar Kushtetutën sigurojmë një vend të rëndësishëm në rrugëtimin drejt së ardhmes përkrah vendeve të zhvilluara.

Postimi i plotë:

Kushtetuta është dokumenti më i rëndësishëm i shteteve të pavarura. Sot njëmbëdhjetë vjet, edhe Kosova iu bashkua këtyre shteteve me këtë dokument, i cili garanton respektimin e vlerave universale të botës demokratike.

Ta respektojmë maksimalisht Kushtetutën tonë, sepse kështu sigurojmë një vend të rëndësishëm në rrugëtimin drejt së ardhmes përkrah vendeve të zhvilluara!

Urime Dita e Kushtetutës!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme