Bytyqi takohet me Brahimajn: Mundësi për hapjen e shkollës Kombëtare të Baletit

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në takim drejtorin e Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj, me të cilin kanë biseduar rreth aktiviteteve artistike të Trupës së Baletit, si dhe mundësitë e themelimit të Shkollës Kombëtare të Baletit në Kosovë.

Siç ka shkruar ministri Bytyqi, me drejtorin Brahimaj e vlerësuam të nevojshme themelimin e kësaj shkolle, në mënyrë që të krijohen kuadro të reja për këtë degë të artit skenik në Kosovë.

“Shpreha gatishmërinë që të mbështes këtë nismë, ndërsa e theksova si të nevojshme që paraprakisht, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës të themelojmë një grup ekspertësh profesionalë për të vlerësuar mundësitë e themelimit të kësaj shkolle 8 vjeçare”, ka shkruar Bytyqi, raporton EO.

Të ngjashme