Bytyqi thotë se Kusari-Lila nuk ka lexuar Projektligjin për UÇK-në

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi, i ka reaguar deputetes Mimoza Kusari-Lila, e cila i doli në mbrojtje zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, lidhur me deklaratën e tij për arkivat e UÇK-së, duke cituar një nen të projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së, ligj i cili nuk mori votat e nevojshme për miratim në Kuvend.

Në emisionin “Frontal” në T7, ish-deputeti Gazmend Bytyqi ka thënë që Kusari e ka keqinterpretuar edhe e ka cituar në një mënyrë të gabueshme këtë projektligj.

Sipas tij, kjo ka të bëjë me muzeun i cili do te krijohej një arkiv që do të funksiononte në kuadër të këtij muzeu.

Ai i fajëson Delegacionin e Kosovës që nuk e kanë dashur ta kuptojnë thelbin e këtij projekt ligji.

“Jo qe se kane lexuar por kane qene te pavëmendshëm ose s’kanë dashur ta kuptojnë thelbin e këtij ligji dhe po përdorin krejtësisht për qëllime të ulëta”, ka shtuar ai.

Bytqi ndër të tjerash tregoj që si shumë ushtar që u kanë mbetur shenja një trup, edhe ai është një ndër ta.

“Jo vetëm unë po ka shumë ushtar që janë te plagosur, njëri prej tyre që i kam këto shenja që kanë mbetur nga lufta”.

Të ngjashme