Bytyqi: Urime veteranë, gjithmonë do të jemi mirënjohës

Prishtinë | 30 Dhj 2018 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, përmes një postimi në Facebook, ka uruar veteranët e luftës në ditën e tyre.

“Luftëtarët janë gjithmonë pjesa më e rëndësishme e historisë sonë. Ata ishin të gatshëm të marrin armët dhe të luftojnë për ta çliruar vendin, edhe nëse këtë liri do ta paguanin me jetën e tyre:, ka shkruar Bytyqi.

“Gjithmonë do t’u jemi mirënjohës, ne dhe brezat që do të vijnë!”

“Urime Dita e Veteranëve, të gjithë atyre që luftuan për ditët që po i gëzojmë sot në shtetin tonë, në Kosovën tonë”, ka theksuar ministri Bytyqi.

Luftëtarët janë gjithmonë pjesa më e rëndësishme e historisë sonë. Ata ishin të gatshëm të marrin armët dhe të luftojnë…

Posted by Shyqiri Bytyqi on Sunday, December 30, 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme