Bytyqi: Fëmijët, shpresa jonë për të ardhme më të mirë

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka uruar mirëqenie për të gjithë fëmijët në ditën ndërkombëtare të tyre.

Ai ka thënë se fëmijët janë shpresa jonë për të ardhme më të mirë.

Bytyqi tha se do të punojnë vazhdimisht që ata të marrin shërbime cilësore në të gjitha fushat, të cilat i ndihmojnë të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur.

Postimi i plotë:

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve uroj mirëqenie për të gjithë fëmijët!

Ata janë shpresa jonë për të ardhme më të mirë dhe ne do të punojmë vazhdimisht që ata të marrin shërbime cilësore në të gjitha fushat, të cilat i ndihmojnë të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur.

Natyrisht, arsimi, përveç që është e drejtë themelore e fëmijëve, është edhe rruga e vetme e sigurt drejt së nesërmes.

Ne po punojmë që të ofrojmë arsim cilësor, në mënyrë që, fëmijët tanë të bëhen qytetarë të zotë të së ardhmes!

Urime!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme