Bytyqi uron festën e Bajramit: Ditë e mirësisë, mirëkuptimit dhe paqes

Prishtinë | 19 Gus 2018 | 22:23 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bytyqi, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Urimi i Bytyqit:

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, uroj që kjo festë të sjellë lumturi në familjet tuaja dhe të jetë motiv për forcimin e besimit, sepse kjo ditë është ditë e mirësisë, mirëkuptimit dhe paqes.

Uroj që përherë të mbretërojnë gëzimi, paqja dhe harmonia në mesin tonë. Kosova dhe qytetarët e saj krenohen me tolerancën ndërfetare dhe gatishmërinë për solidaritet dhe zemërgjerësi.

Urime festa e Kurban Bajramit, mëshira dhe begatia qofshin me ju dhe familjet tuaja!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme