Bytyqi uron Festën e Pashkëve

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 16:48 | Nga

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi u ka uruar festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve katolikë. Ka uruar për më shumë dashuri, paqe e harmoni.

“Në këtë ditë të veçantë për besimtarët e besimit katolik, uroj që sa më shumë të ketë dashuri, paqe, harmoni, e çdo gjë të mirë në familjet e të gjithëve!

Me rastin e Pashkëve, uroj dhe shpresoj në sa më shumë besim tek njëri-tjetri, shpresoj në një bashkëpunim në rritje, çdo herë për qëllime pozitive, për vendin dhe komunitetin! Gëzuar!”, thuhet në urimin e Ministrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme