Bytyqi uron Fitër Bajramin: Kjo ditë t’i gjejë besimtarët në paqe

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 07:10 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka uruar festën e Fitër Bajramit, ku ka uruar që vlerat e kësaj dite të barten në brezat që do vijnë.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të besimit islam,

Uroj t’u jetë pranuar agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, si përkushtim e adhurim ndaj Zotit!

Uroj, po ashtu, që dita e Fitër Bajramit të ju gjej në paqe, harmoni e dashuri në familjet tuaja, sepse këto edhe janë vlerat universale, mbi të cilat jetojmë dhe e zhvillojmë vendin tonë, botën tonë!

Uroj t’i bartim këto vlera te brezat që do të vijnë, sepse këto janë vlera që sigurojnë të ardhme edhe më të mirë për të gjithë ne!
Uroj të keni gjithë të mirat në jetën tuaj dhe të familjeve tuaja!

Me respekt,
Shyqiri Bytyqi, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Të ngjashme