Bytyqi uron qytetarët për Fitër Bajram: Uroj që në secilën familje të ketë sa më shumë mirëqenie, paqe e harmoni

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka uruar qytetarët e besimit islam për festën e Fitër Bajramit në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Postimi i plotë i Bytyqit në Facebook:

Bashkë me kryetarin Limaj, deputetin Shala dhe ministrat Reçica e Shala vizituam Bashkësinë Islame të Kosovës për nder të Festës se Fitër Bajramit.

Myftiun Ternava dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij i uruam për këtë festë të shenjtë për të gjithë besimtarët islamë.
Festa e Fitër Bajramit është festë e mirëkuptimit dhe solidaritetit dhe uroj që në secilën familje të ketë sa më shumë mirëqenie, paqe e harmoni.

Urime veçanërisht të gjithë atyre të cilët agjëruan në muajin e shenjtë të Ramazanit duke u lutur që t’u jetë pranuar agjërimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme