Cakaj në Mynih, kërkon mbështetje nga Omani për Kosovën

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj po qëndron në Mynih ku ka takuar Ministrin e Jashtëm të Omanit të cilin e ka falenderuar për mbështetjen për pavarësinë e Kosovës.

Cakaj ka shkruar në Facebook se i ka kërkuar veprim të përbashkët Ministrit të Jashtëm të Omanit, për të ndihmuar Kosovën.

“Në fillim të Konferencës së Sigurisë së Mynihut zhvilluam edhe një takim me Ministrin e Jashtëm të Omanit, z. Yusuf bin Alaëi bin Abdullah. Në takim e falënderuam për mbështetjen dhënë pavarësisë së Kosovës dhe i kërkuam veprim të mëtejmë të përbashkët për të ndihmuar Kosovën edhe në disa vende të tjera”, ka shkruar Cakaj.

Po ashtu, diskutuam për finalizimin e një varg marrëveshjesh dypalëshe për të shtuar konsultimet diplomatike dhe rritur ndërveprimet ekonomike🙏

Fotografia e Gent Cakaj
Fotografia e Gent Cakaj
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme