Cakaj uron Kurban Bajramin: Kjo festë na gjen ndryshe për shkak të pandemisë

Prishtinë | 31 Kor 2020 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Le të jetë kjo ditë e faljes, sakrificës dhe e dashurisë, burim frymëzimi për të gjithë ne, për të pastruar zemrat tona e bërë vepra të mira” – shkruan ministri në një reagim në Facebook.

Ministri thekson se ky bajram është pak më ndryshe për shkak të pandemisë. Sipas tij, nevoja e kujdesit për njëri-tjetrin sot na detyron të respektojmë çdo rregull të institucioneve shëndetësore.

“Sidoqoftë, kjo nuk e zhbën asesi domosdoshmërinë e përafrimit të zemrave mes njerëzve, lartësimit shpirtëror të myslimanëve dhe adhurimin e pakushtëzuar e të përulur ndaj Zotit” – shprehet ai.

Ministri Cakaj i shpreh urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë.

Të ngjashme