Caktohet masa e paraburgimit ndaj S. D., pasi që dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehuritS. D.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji prill deri në fillim të muajit qershor të vitit 2021, në vazhdimësinë një fshat të Komunës së Kamenicës, në shtëpinë e tij e ka detyruar të miturën të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj. I pandehuri edhe pse e ka ditur se e dëmtuara është nën moshën 14 vjeçare, të njëjtën disa herë e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale.

Me këto veprime,ipandehuriS. D. (serb) dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim”vepëre sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda,ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit,me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale.

Të ngjashme