Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit N. H.

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë (30) ditëve të pandehurit N. H..

I pandehuri dyshohet se me datë 27.11.2018, hynë në zyrën e A. D., duke kërkuar sqarime për refuzimin e kërkesës për statusin e veteranit të UÇK-së, dhe pas disa ofendimeve, i pandehuri sulmon me grushte të dëmtuarin A. D., me ç’rast është dashur të marr trajtim mjekësor.

I dëmtuari është Inspektor i Fatkeqësive Natyrore dhe Fatkeqësive Tjera në Drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit.

Me këto veprime i pandehuri N. H. ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake, vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase po që se i njëjti gjendet në liri, mund të ndikoj tek dëshmitarët.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme