Caktohet paraburgim për ferizajasin pasi kërcënoi një person

Prishtinë | 23 Jan 2021 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për kanosje përmes rrjeteve sociale, shkruan Gazeta Express.

Sipas raportit të Prokurorisë, i dyshuari e kishte kërcënuar një person tjetër për mesazheve në rrjetin social “Facebook”, si ’’gjalle ska me ju lëshua se fort ju kam rrespektu, pasha fëmijët ja keni mem vra, ja kam me ju vra dijeni, s’deshët me u marr vesh fare ka me ju qitë’’, me ç‘rast kjo kanosje sipas prokurorisë ka shkaktuar shqetësim dhe frike dhe pasiguri tek i dëmtuari dhe familja e tij.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.N.. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja nga neni 181 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtarja e procedurës paraprake e Divizionit Penal Fitore Krivanjeva Daci, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj

Gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 21.01.2021, me qellim te frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, e kanosë të dëmtuarin R.J., në atë mënyre që përmes telefonit celular i ka dërguar SMS mesazhe në aplikacionin mesengjer dhe atë me përmbajtje kërcënuese si: ’’gjalle ska me ju lëshua se fort ju kam rrespektu, pasha fëmijët ja keni mem vra, ja kam me ju vra dijeni, s’deshët me u marr vesh fare ka me ju qitë’’, me ç‘rast kjo kanosje ka shkaktuar shqetësim dhe frike dhe pasiguri tek i dëmtuari dhe familja e tij.

Andaj gjyqtarja e procedurës paraprake bazuar në dispozitat e KPPRK-së, vlerëson se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit, marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, dhe se po të gjendej në liri i pandehuri mund të asgjësoj, fsheh, ndryshoj ose falsifikoj provat e veprës penale apo të ndikojë në dëshmitë e të dëmtuarës, përkatësisht motrës së tij dhe të dëshmitarëve tjerë, dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme