Çdo ditë e më i madh numri i pacientëve me Covid-19 në Spitalin e Pejës

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin Rajonal të Pejës, dita-ditës po rriten numrat e të infektuarve me COVID-19, të cilët po kërkojnë trajtim mjekësor.

Sipas këtij spitali momentalisht 220 pacientë gjenden të shtrirë aty, 18 pacientë më shumë se një ditë më parë.

Me oksigjenoterapi janë 192 pacientë, ose 27 më shumë se një ditë më parë. Ndërkaq 7 pacientë vazhdojnë të jenë në CPAP.

Në gjendje të rëndë shëndetësore gjenden 52 pacientë, 7 më shumë se një ditë më parë.

Nga ky spital kanë apeluar që të mbroni veten duke u vaksinuar.

Të ngjashme