Çdo ditë mbi 2 mijë raste pozitive me Covid-19, ende s’ka plan se si do të zhvillohet fushata zgjedhore

Prishtinë | 19 Gus 2021 | 21:38 | Nga Ekonomia Online

Nga KQZ thonë se nuk është në përgjegjësinë e tyre që të vendosin se si do zhvillohet fushata në këtë kohë pandemie.

Kanë mbetur më pak se një muaj deri në fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale në vend.

E njëjta pritet të fillojë më 16 shtator dhe të zgjasë një muaj, deri më 15 tetor.

Gjithë kjo pritet të ndodhë në një situatë, kur vendi po përballet me shifra alarmante të covid -19.

Por a ka ndonjë plan se si do zhvillohet fushata zgjedhore.

Nga KQZ thonë se nuk është në përgjegjësinë e tyre që të vendosin se si do zhvillohet fushata në këtë kohë pandemie.

Elezi thotë se KQZ ka përfunduar punën që i ka takuar si institucion.

Ndërkohë, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se KQZ është përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve.

Megjithatë shtojnë ata se, do i ndihmojnë me një udhëzues të cilin do e hartojnë për masat e përgjithshme apo edhe specifike.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 17 tetor, ndërsa kanë përfunduar zyrtarizimet e kandidatëve të të gjitha partive për kryetar komunash.

Të ngjashme