“Çdo produkt ushqimor dhe farmaceutik që blini, detyrimisht merreni edhe kuponin fiskal”

Prishtinë | 14 Mar 2020 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka bërë thirrje te qytetarët se për të gjithë artikujt e blerë me doemos të kërkojnë edhe kuponin fiskal.

Në këtë mënyrë edhe qytetarët mund të ndihmojnë që çmimet të qëndrojnë stabile dhe biznese të caktuara të mos e shfrytëzojnë situatën e krijuar, njofton Klan Kosova.

“Si anëtar i Komisionit të posaçëm për parandalimin e infeksionit të Corona Virus COVID-19, ju bëj thirrje që çdo produkt ushqimor dhe farmaceutik që blini, detyrimisht merreni edhe kuponin fiskal. Është me lehtë për AKK dhe ATK-n në identifikimin e ndërmarrje që potencialisht abuzojnë me çmimet e produkteve. Gjurmën mbesin, shteti vepron”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa, sot gjatë ditës ATK-ja ka bërë të ditur se ka vërejtur rritje çmimesh dhe ka paralajmëruar mas ligjore për të gjithë ata që e keqpërdorin rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme