“Çdo zgjedhje tjetër do të ishte e panatyrshme”, Pacolli komenton zgjedhjen e raportuesit Bauer

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Në garën për raportues të Kosovës në Këshillin e Evropës, gjermani Peter Bauer ka mundur rusin Aleksey Kondratyev.

Në lidhje me këtë Behgjet Pacolli, në Facebook e shprehu lumturinë e tij me rastin e zgjedhjes  së Peter Bauer si raportues për Kosovën në kuadër të Këshillit të Evropës,.

Pacolli tha se çdo zgjedhje tjetër do të ishte e panatyrshme.

“Bashkëpunimi me z.Bauer do të jetë shumë i rëndësishëm për të ardhmen integruese të Kosovēs”, shkroi Pacolli.

Postimi i plotë:

Jashtëzakonisht i lumtur me zgjedhjen e Peter Bauer si raportues për Kosovën në kuadër të Këshillit të Evropës. 
Cdo zgjedhje tjetër do të ishte e panatyrshme. Bashkëpunimi me z.Bauer do të jetë shumë i rëndësishëm për të ardhmen integruese të Kosovēs./I

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme