Çekia i dhuron MSh-së pajisje mbrojtëse kundër Covid-19, në vlerë 190 mijë euro

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 17:30 | Nga Fiore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, të hënën ka pranuar një donacion nga Çekia që përmban mjete dhe pajisje mbrojtëse kundër Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Në pranim- dorëzimin e këtyre pajisjeve i pranishëm ishte zëvendësministri i Shëndetësisë, Luan Gola.

Ai falënderoi Çekinë për këtë donacion, duke e vlerësuar si të mirëseardhur.

Bëhet fjalë për 190 mijë euro material me mjete mbrojtëse, maska, dorëza dhe material të ndryshëm”, tha Gola.

Në anën tjetër, zëvendës ambasador i Republikës Çeke, Juraj Melioris, tha se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë

“Jam i sigurt se ju do të pajtoheni me mua kur them se njerëzit duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin. Ndihma reciproke është shtylla themelore e vlerave tona morale. Duke ofruar dorën e ndihmës përforcohet miqësia, dhe miqësia ka vlerë shumë të madhe në marrëdhëniet tona. Marrëdhëniet në mes të Republikës së Çekisë dhe të Republikës së Kosovës janë shumë të mira dhe miqësore. Vendet tona komunikojnë dhe bashkëpunojnë së afërm, në mënyrë dypalëshe dhe në platformën shumëpalëshe.
Çekia e ka ndihmuar dhe vazhdon ta ndihmojë Kosovën në bashkëpunimin zhvillimor. Tregtia e përbashkët po rritet. Në synojmë ta thellojmë bashkëpunimin tonë ne shumë fusha. Unë, besojë se dhurimi humanitar që po ua japim sot, do të ndihmojë punëtorët shëndetësor ta mundin pandeminë e korona virusit. Më lejoni që formalisht t’iu dorëzojë juve ndihmën humanitare ceke me pajisje si 30,000 respiratorë, 30.000 palë doreza, 10,000 mbështjellëse të këpucëve dhe 5,000 rroba mbrojtëse. E tëra kjo pajisje ka vlerë 193,000 euro”, u shpreh ai.

Të ngjashme