Çeku e Ramadani bashkë me pjesëtarët e FSK-së bëjnë homazhe në Prekaz

Prekaz | 28 Nën 2018 | 09:10 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e manifestimit të Ditës së Forcës, ditës së  shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, në nderim  të  rezistencës heroike dhe sakrificës së pa shoq  të familjes Jashari,  dhe të gjithë të rënëve për liri, sot zëvendësministri i FSK-së Burim Ramadani, zëvendësministri Agim Çeku, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, Sekretari i Përgjithshëm Shkelzen Syla,  të shoqëruar nga gjeneralë, oficerë madhorë të FSK-së, zyrtarë të lartë të ministrisë, bënë homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari në kompleksin memorial në Prekaz.

Pas homazheve delegacioni i lartë i MFSK-së dhe FSK-së bënë vizitë në familjen Jashari, ku u pritën nga kryefamiljari Rifat Jashari.

Të ngjashme