Çeku jep detaje për punimet në Kompleksin “Adem Jashari”, 200 monumente në rrezik

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 13:39 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka mbajtur konferencë për medie për raportimin e fundvitit dhe planet për vitin e ardhshëm, raporton Ekonomia Online.

Ai me këtë rast ka thënë se kanë identifikuar 200 monumente të trashëgimisë që janë në rrezik të shkatërrimit, duke shtuar se kanë ndarë 5.4 milionë euro për mbrojtjen e trashëgimisë.

“Kompleksi Adem Jashari, këto ditë nisin punimet emergjente, vitin e ardhshëm do të hapim konkurs ndërkombëtar për master-planin”.

“200 monumente në rrezik. Po restaurojmë shumë objekte në gjithë vendin. Sot kemi dorëzuar 54 për mbrojtje të përhershme. Për vitin 2022, kemi planifikuar 5.4 milionë për mbrojtjen e trashëgimisë”.

Ceku ka sqaruar se me Shqipërinë kanë arritur marrëveshje anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“913 mijë euro janë nda për OJQ për mbrojtjen e trashëgimisë. Me Shqipërinë kemi marrëveshje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”.

“Kemi marrë nismë për kthimin e artefakteve. Kemi sigluara hapësirë për baletin, filarmoninë. 3.8 milionë euro përkrahje për artistët”.

Ai më tej tha se do të shtohen kapacitet për prodhimin e filmave në mënyrë që kjo industri të kthehet në mundësi për investime, raporton EO.

“Filmin do ta kthejmë në mundësi investimi, do të kemi ligj të veçantë. Vitin tjetër teatri për operën, jemi në procedura për objektin.

“Me Shqipërinë kemi edhe kalendarin përbashkët kulturorë. Sporti, sfidë investimet kapitale, mungesa e projekteve”.

Lidhur me Ligjin për trashëgimi kulturore ai ka thënë se ai po bllokohet nga partitë politike.  Po ashtu sqaroi se me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama ai tha se do të diskutojnë lidhur me ndërtimin e objektit të Operës së Baletit.

“Caktimi i lokacionit për ndërtimin e Operës dhe Baletit do të bëhet në koordinim me kryetarin”.

Për renovimin e Kalasë së Novobërdës, ai tha se kompania është nga Serbia dhe për këtë arsye nuk është  ndërmarrë asgjë, raporton EO.

“Kompania përgjegjës për ndërtimin e Kalasë së Novobërdës është nga Serbia edhe për këtë arsye Evropa-Nostra nuk ka ndërmarrë asgjë”.

Të ngjashme