Ministri Çeku: Veprat e folkloristit Shaqir Hotit janë model për ne

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 13:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të Ditës së Muzeut janë ekspozuar punime të folkloristit të madh, Shaqir Hotit. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se veprat e artistit Hotit janë model për gjeneratat e reja, raporton Ekonomia Online.

 “Profesionalist dhe njeri i urtë ishin kombinimi që e përfaqësonin bacën Shaqë për të cilin Kosova kishte nder ta kishte”, tha Çeku.

“Veprat e krijimtarisë fizike të tij do të inventarizohen”, shtoi ministri.

Drejtori i Muzeut, Ajet Leci, tha se po vazhdojnë aktivitetet për nder të ditës së Muzet

Në ekspozitë pati shumë të interesuar për të parë nga afër punën e Hotit. Të pranishëm ishin edhe figura të njohura të muzikës shqiptare, si Ilir Shaqiri, Fatmir Makolli, Fisnikët.

Shaqir Hoti ka lindur në fshatin Rogovë të Hasit më 22 tetor, 1936.

Ai ka kryer shkollën fillore në vendlindje, atë të mesme të muzikës në Prizren, ku sipas tij, ishte gjenerata e dytë e asaj shkolle. Kishte filluar me violonçel, por ʻme një të fryer të flautit’ sa për kuriozitet, profesori i flautit i shkollës së muzikës (i cili e kishte dëgjuar rastësisht) e merr atë në klasën e flautit me këmbënguljen më të madhe. Ky ndoshta ishte edhe fati i tij që më vonë do ta bënte atë flautistin e parë në orkestrën e Radio Prishtinës, dhe atë për 22 vite me radhë.

Shaqir Hoti ishte interpret instrumentesh të shumta, mjeshtërpunues i pashoq, krijues e kompozitor krijimesh në frymën e muzikës tradicionale shqiptare, po njëherësh edhe muzikant i arsimuar. Baca Shaqë, siç e njohin të gjithë, krijoi profilin e personalitetit të veçantë në hapësirën tonë kulturore muzikore, duke u identifikuar me muzikën që e ndante me të tjerët. Atij i interesonin rrjedhat kulturore që ndodhnin me kalimin e kohës, dhe me aktivitetin e tij kulturor synonte të krijoj lidhje të kulturës tradicionale me risitë që vinin në vazhdimësi.

Të ngjashme