Çeku zotohet që do t’i mbështesë muzetë, thotë se do të hartojnë edhe ligj të veçantë

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 13:34 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës janë ekspozuar punimet e pjesëmarrësve, në kuadër të aktivitetit “Arka Arkeologjike dhe Etnologjike”, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku, ka garantuar mbështetje për muzetë aktual. Ai gjithashtu tha se do ta hartojnë edhe ligjin për muze.  

“Jemi këtu për ta rikonfirmuar edhe njëherë rëndësinë që e kanë muzetë jo vetëm në aspektin e organizimit të jetës kulturore dhe të trashëgimisë, por edhe rëndësinë që muzetë kanë për jetën. Studentët tanë kanë krijuar replika dhe kanë gjete medium për ta çuar përpara angazhimin tonë të përbashkët për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ne si ministri dhe si institucione do të punojmë që muzetë aktuale t’i fuqizojmë edhe më shumë dhe do të nisim projekte tjera muzeale”.

“Jemi të interesuar që Kosova ta ketë regjistrin e eksponateve një dokument përfundimtar ku i kemi të gjitha të listuar dhe të bëjmë përpjekje ta shtojmë fondin e muzeut.  Ne do ta bëjmë Ligjin për muzeun dhe po punojmë që të bëhet në kohën më optimale dhe me cilësi”.

“Muzeu Etnologjik në proces të restaurimit. Shumë shpejt do të kemi një përforcim të arkitekturës që na është kërkuar nga inspektorati dhe do ta përfundojmë shumë shpejt punën që ka mbetur e hapur që nga viti 2017”.

Drejtori i Muzeut, Ajet Leci tha se trashëgimia kulturore e një vendi është pasuri që duhet të kultivohet ndër breza, raporton EO.

“Sot është 18 maji Dita Ndërkombëtare e Muzeut, edhe muzeu i Kosovës po e shënon këtë dita me aktivitete. Aktiviteti i sotëm muzeu në kuti që u prezantua nga studentët e Festivalit të Muralir nga Ferizaj. Falënderoj stafin dhe nxënësit që janë marrë me promovimin e trashëgimisë sonë kombëtare. Këto arka prezantojmë vlerën tonë të trashëgimisë”.

Emona Deda, studente në vitin e dytë në Universitetin e Prishtinës, dega Pikturë, ka treguar kuptim e Arkës së realizuar.

“Në këtë aktivitet ka qenë kënaqësi me marrë pjesë dhe jam inspiruar shumë nga shumë objekte të ndryshe që i kam parë në muze por më shumë përshtypje më ka lënë Terakoda e Afroditës ndërsa tjetra është Figurina Antropomorfe e cila i takon parahistorisë”.

Të ngjashme