Çerdhet në Fushë-Kosovë nisin punën nga e marta (Dokument)

Prishtinë | 03 Gus 2020 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Fushë-Kosovës ka bërë të ditur se kreu i kësaj komune ka marrë vendim që nga dara 4 gusht, e marte, të fillojnë punën çerdhet private.

Në njoftim bëhet e ditur se kreu i komunës, Burim Berisha ka lejuar fillimin e punës duke i respektuar të gjitha masat anti-covid.

Edhe komuna e Gjilanit ka lejuar fillimin e punës së çerdheve.

Përderisa kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur gjatë së dielës se çerdhet në këtë komunë nuk do të nisin punën edhe për një kohë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme