Çerdhet në Prishtinë fillojnë sërish punën, po respektojnë manualin e komunës

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 10:28 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Çerdhet në kryeqytet me vendin të komunës, kanë filluar sërish punën nga e hëna, raporton Ekonomia Online.

Eranda Tahiri Drejtoreshe e kopshtit “Mata” për Ekonomia Online ka thënë se vendimi i komunës nuk ka qe i qartë se a duhet të hapen edhe çerdhet private.

Mirëpo ajo thotë se kanë pritur ditën që të hapen publike dhe pastaj edhe ata të fillojnë punën.

Mes tjerash Tahiri ka pohuar se janë duke respektuar të gjitha masat mbrojtëse, si dhe po i përmbahem manualit të propozuar nga komuna e Prishtinës.

Njëjtë ka vepruar edhe çerdhja “Xixëllonja” në Pejton, raporton EO.

Por drejtues të këtij institucioni nuk kanë pranuar të flasin para kamerave, mirëpo kanë thënë se po respektohen masat si dhe po bëhet matja e temperaturës për fëmijët.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Facebook, ka thënë se komuna e Prishtinës i menaxhon 8 kopshte publike dhe 9 kopshte me bazë në komunitet, duke përfshirë SOS kopshtin.

Sipas tij, këto institucione do të hapen duke zbatuar udhëzimin e hartuar nga MASHT dhe protokollin e hartuar nga Komuna e Prishtinës në mënyrë që të mbrohet shëndeti i fëmijëve e punonjësve.

Të ngjashme