Çerdhet në Prishtinë nisin punën, po punohet me kapacitet të kufizuar

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 10:20 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ishte marrë vendim që të nisin punën të hënën, por çerdhet dhe kopshtet pothujase në mbarë vendin nuk përfillën këtë vendim me arsyetimin se nuk kanë marrë udhëzimet e nevojshme nga institucionet qendrore, raporton Ekonomia Online.

Çerdhja “Xixëllonja” në kryeqytet ka filluar punën, por me një numër të vogël të fëmijë.

Drejtoresha Mimoza Morina-Veseli, tha për Ekonomia Online se kanë filluar punën me vetëm 25 fëmijë.

“Në institucionin tonë kemi filluar punën qysh dje mirëpo dje kemi qenë vetëm me staf në përgatitjet finale për pranimin e fëmijëve sot, kemi një numër të vogël të fëmijëve të pranuar kemi 25 fëmijë gjithsej në institucion prej 120”.

Sipas saj, fëmijët kanë ardhur pa hezitime, e po ashtu si staf i çerdhes janë munduar të krijojnë një ambient atraktiv duke u përshtatur me rekomandimet për mbrojtje nga Coronavirusi.

“Të gjithë fëmijët kanë ardhur me dëshirë nuk ka pasur hezitime të fëmijëve me ardhur edhe pas një kohe të gjatë që kanë qëndruar në shtëpi”.

“Jemi munduar të krijojmë një ambient të përshtatshëm edhe atraktiv që të jetë tërheqës dhe këndshëm pas një situate që kanë dëgjuar vazhdimisht nëpër lajme gjana jo të përshtatshme lidhur me çështjen e COVID-it”.

Morina-Veseli tha se fëmijët në moshë më të rritur po mundohen ta mbajnë distancën, raporton EO.

“Shumë prej fëmijëve që janë në moshë më të rritur po vërehet që e kanë kuptuar edhe rëndësinë e kujdesit për shëndetin e tyre, po mundohen vet pa i udhëzuar me e mbajt distancën, nuk po i ofrohen shumë njëri tjetrit e kjo na befasoi për të mirë në këtë fakt”, tha ajo.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të dielën ka vendosur për fillimin e fazës së tretë të lehtësimit të masave ndaj Coronavirusit, duke shfuqizuar kështu vendimin e Qeverisë të 26 marsit për ndalimin e disa veprimtarive, raporton Ekonomia Online.

Me fillimin e fazës së tretë të lehtësimit të masave është vendosur për rihapjen e çerdheve, kufijve tokësorë, gastronominë, qendrat tregtare.

Të ngjashme