Ceremonia komemorative për Demaçin s’ka nisur ende, vonohet shteti

Prishtinë | 28 Kor 2018 | 09:03 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Edhe pse ishte paraparë që ceremonia komemorative për veprimtarin e çështjes kombëtare , Adem Demaçi, të fillonte në ora 8:30, përgatitjet për këtë ceremoni ende nuk kanë përfunduar.

Sjellja e luleve, pastrimi i tribunës, vendosja e karrigeve e përgatitje të tjera kanë filluar në kohën kur ceremonia e sjelljes së arkivolit të Demacit do të duhej të përfundonte, raporton Ekonomia Online.

Nga ora 9:00 është planifikuar që liderë nga vendi dhe rajoni të mbajnë një fjalë rasti.

Pas përfundimit të ceremonisë komemorative, kortezhi së bashku me qytetarët do të niset drejt varrezave të Velanisë, nga ora 11:00, kurse varrimi bëhet në ora 12:00.

Demaçi ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare,  të enjten, më 26 korrik, në shtëpinë e tij në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/nis-ceremonia-e-varrimit-te-demacit/

Të ngjashme