Certifikohen pjesëmarrësit e kampit veror “Change-Makers”, Gashi zotohet për mbështetje

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 13:16 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka ndarë 40 certifikata për pjesëmarrësit e kampit veror “Change-Makers”, i cili u zhvillua për shtatë ditë rresht në parkun e Gërmisë si dhe në Qendrën Rekreative të parkut.

Aty Ministri Gashi u zotua që projekte të tilla do t’i mbështesë në vazhdimësi, raporton Ekonomia Online.

“Për mu është kënaqësi që të jem në përfundimit dhe përmbylljen e kampit. Ky projekt është një prej objektivave tona që të ketë zë më shkak projekte të tilla në Kosovë që të rinjtë të njihen sa më shumë me njëri-tjetrin dhe të ketë efekt social”.

“Këto projekte kanë një jehonë mjaft të madhe pasi të rinjtë dhe të rejat do njihen më shumë mes vete. Unë zotohem që projekte të tilla si ministër do t’i mbështesë në vazhdimësi sepse tashmë kemi krijuar edhe fondin rinor i cili parasheh një prej objektivave edhe organizimin e kampeve në tërë Kosovën”.

“Ky nuk ka qenë kampi i parë janë mbajtur edhe disa kampe të tjera dhe uroj që ju të jeni pjesë edhe e kampeve tjera që kanë për qëllim edukimin joformal dhe njohuritë që i përfitoni nga kampi natyrisht që nuk arrini ti përfitoni në shkolla sepse shkollat nuk kanë programe të tilla”.

“Zotohemi që do të jemi afër projekteve të tilla dhe ajo që është me rëndësi është që në Kosovë gjithçka po ndryshon në kuptimin e mbështetjes për projektet rinore dhe projekte të tilla do ketë me qindra e me mijëra në tërë territorin e Kosovës”, tha Gashi.

Brian Martalus drejtor i zyrës për zhvillim ekonomik në USAID, tha se arsyeja pse janë bashkangjitur në këtë iniciativë është se t’i përgatisin të rinjtë kosovar për punë, raporton EO.

“Ne si USAID jemi të lumtur që mbështesim këtë aktivitet dhe shpresojmë që në të ardhmen të ketë më shumë kampe të tilla për fëmijë dhe të rinjtë në Kosovë. Arsyeja pse iu kemi bashkangjitur kësaj iniciativë është sepse ne duam që ti përgatisim të rinjtë për punë”.

“Është me rëndësi se si ndërveproni me njëri tjetrin dje si e përdorni kreativitetin tuaj dhe si komunikoni me të tjerët dhe USAID bashkë me programin Aset ka vendosur t’i bashkëngjitet një iniciative të tillë. Ju jeni e ardhmja e Kosovës”.

Ndërsa Luljeta Belegu, menaxhere e programit ASSET, tha se ky kamp ndihmon të rinjtë që të jenë më të gatshëm për tregun e punës.

“Programi ‘Asset’ ka për qëllim me i zhvillu aftësitë e buta te nxënësit dhe të rinjtë në mënyrë që ata me qenë më të përgatitur në tregun e punës dhe sot ju jeni përfaqësues të shkollave tona partnere”.

Të ngjashme