Certifikohet 52 vëzhgues për raundin e dytë të zgjedhjeve në Drenas

Prishtinë | 15 Dhj 2016 | 15:58 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në të cilën u bë e ditur plani operativ për mbajtjen e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Drenasit.

Duke folur për procesin zgjedhor në Drenas, Daka tha se KQZ nuk duhet të marrë përgjegjësi për incidentet, duke thënë se për një gjë të tillë së pari duhet të vërtetohen nga prokuroria.

“Pa u vërtetuar nga prokuroria unë nuk kisha marrë përgjegjësi për me raportua për incidentet dhe çështje të cilat nuk janë të vërtetuara nga organet kompetente. Sepse neve na vjen veç një informatë pastaj prokuroria del dhe e vërteton nëse është ashtu apo jo. Dhoma operative nuk vërteton kurrgjë, ajo vetëm i pranon informatat dhe punën tjetër e bëjnë kujdestarët, prokurorët hetuesit”, ka thënë Daka.

Kurse Sami Hamiti, anëtar nga radhët e LDK-së, tha se raportimet e medieve për ndërprerje të rrymës ka qenë i pavërtetë.

“Atë ditë ka pasur shumë dizinformata për ndërprerjen e rrymës në finale e kemi ditur që në asnjë qendër vendvotimi nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Kjo është konfirmuar edhe në kontaktet e rregullta që i ka pasur kryetarja e komisionit me KEDS-in”, ka thënë Hamiti

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për akreditimin e vëzhguesve shtesë dhe të rinj që do të vëzhgojnë procesin zgjedhor në këtë komunë.

Sipas Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim janë proceduar aplikacionet e 1 ambasade; 1 përfaqësie të institucionit ndërkombëtar; 1 organizate joqeveritare ndërkombëtare; 1 organizate joqeveritare vendore dhe 3 media – me gjithsejtë 52 vëzhgues.

Në fund të mbledhjes, KQZ-ja miratoi Planin Operacional dhe të Konferencave për

Ditën e Zgjedhjeve të Raundit të Dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Drenas (Gllogoc).

Të ngjashme