Certifikohet grupi i dytë i “Programit të lidershipit transformues”

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 17:08 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Programi Certifikues për Zhvillim të Politikave Publike dhe Lidership në A.U.K. ka organizuar ceremoninë e certifikimit te pjesëmarrësve të kohorit të dytë të cilët kanë mbaruar me sukses këtë program, i cili është mbështetur nga USAID dhe Kolegji amerikan.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë se fuqizimi i sundimit të ligjit është prioritet i saj dhe se duhet të jetë prioritet për të gjithë.

“Fuqizimi i sundimit të ligjit nuk përfshin vetëm institucione apo individë të caktuar. Në këtë proces, kanë një rol të pakontestueshëm edhe shërbyesit civilë të cilët janë baza e administratës publike dhe të cilët sigurojnë kontinuitet në funksionimin e administratës së institucioneve tona”, theksoi ministrja Hoxha.

Rëndësi të veçantë duhet kushtuar edukimit dhe trajnimit të vazhdueshëm të shërbyesve civil, vuri në dukje ministrja Dhurata Hoxha, me metodat dhe kurrillën e avancuar dhe sidomos nga institucion amerikan i edukimit, është një avantazh që duhet shfrytëzuar dhe përfituar sa më shumë.

“Trajnimet në fushën e politikave publike, analizave dhe vendimmarrjes janë qenësore për shërbyesit civil në institucionet tona. Sa më shumë rritje të kapaciteteve që do të kemi do të fuqizojmë vendimmarrjen dhe kështu ndikojmë drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimeve më të mira si për vetë institucionet ashtu edhe për qytetarët”, potencoi ministrja Dhurata Hoxha.

Ministrja Hoxha shprehu përkushtimin për të investuar sa më shumë në edukimin e vazhdueshëm të kuadrove, sidomos në vendimmarrje dhe politik bërje, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe avancimit të punës së administratës publik.

Programi kishte për qëllim fuqizimi dhe ngritja e kapaciteteve të stafit publik në politika publike dhe një lidership duke i kontribuuar sundimit të ligjit.

Të ngjashme