Çështja e lëmoshëkërkuesve në Prizren mbetet e pazgjidhur

Prishtinë | 18 Shk 2020 | 07:12 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet komunale të Prizrenit kanë pranuar se ballafaqohen me numër jo të vogël të lëmoshëkërkuesve në këtë qytet, me ç’rast në mesin e tyre ka numër të konsiderueshëm të fëmijëve. Sipas tyre, janë ndërmarrë masa të ndryshme për parandalimin dhe zgjidhjen e këtij problemi, porse deri më tani ato nuk kanë rezultuar krejtësisht të suksesshme, pasi që shumica e lëmoshëkërkuesve vijnë nga qytetet e tjera të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Megjithëkëtë, organet komunale kanë pohuar se sivjet kanë planifikuar që në bashkëpunim me organizatat që merren me trajtimin e fëmijëve në situatë rruge të krijojnë një qendër ditore për trajtimin e këtyre rasteve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për shkak të shqetësimeve të adresuara nga qytetarët e shoqatat, çështja e lëmoshëkërkuesve është shqyrtuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, të mbajtur ditë më parë.

Duke raportuar në këtë Këshill, drejtori për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Fejzë Kabashi, ka theksuar se ky problem është i pranishëm në tërë Kosovën, porse në Prizren është më i theksuar.

“Për fat të keq, Komuna jonë ballafaqohet me numër jo të vogël të lypsarëve. Ky problem është gjithandej Kosovës, por te ne, në Komunën e Prizrenit, është paksa më i theksuar. Janë identifikuar një numër i madh i fëmijëve lëmoshëkërkues, edhe atyre që kryejnë punë të rënda, respektivisht fëmijëve në situatë rruge”, ka thënë Kabashi.

Sipas tij, institucionet, respektivisht Qendra për Punë Sociale, pas identifikimit të rasteve kanë ndërmarrë veprime për zgjidhjen e këtij problemi…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme