Chabert: Kosova nuk mund t’ia lejojë vetes të mbetet në “status quo”

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Francës, Didier Chabert, e sheh të padobishme mbajtjen e taksës në fuqi, sikurse dhe vazhdimin e “status quos” aktuale. Një marrëveshje eventuale me Serbinë, sipas tij, do të çonte në integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Kombet Bashkuara, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, diplomati francez ka theksuar se Kosova ka të gjitha mjetet për t’u siguruar se do të respektohen vijat e kuqe në negociata me Serbinë. Nëse Kosova nuk dëshiron ndryshimin e kufijve, siç ka thënë ai, mjafton që të mos negociojë këtë opsion me Serbinë, ose të kujdeset që Parlamenti të hedhë poshtë një marrëveshje të tillë.

I pyetur nëse Franca mbështet idenë e korrigjimit apo ndryshimit të kufijve në Ballkan, Chabert ka deklaruar se u takon Kosovës dhe Serbisë që të vendosin vetë, përmbajtjen e marrëveshjes që dëshirojnë ta nënshkruajnë. Por ka përkujtuar se prej palëve lypset të pranojnë koncesione të vështira, “por të justifikuara në raport me përfitimet e pritshme”.

Chabert ka folur edhe për shqetësimet që kanë rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe për forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme