Çifti danez bën turne nëpër Evropë, ndalen edhe në Prishtinë e Pejë

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Një çift danez gjatë turneut të tyre në Evropë është ndalur të shohin nga afër bukuritë dhe atraksionet që ofron vendi ynë. Pasi kanë vizituar disa vende, ata kanë qëndruar edhe në Pejë për të parë bukuritë që ofron ky vend.

Edhe pse të shtyrë në moshë çifti danez gjatë turneut të tyre evropian kanë zgjedhur ta vizitojnë edhe Prishtinën e Pejën për të parë bukuritë tona.

Ole Kristiansen së bashku me bashkëshorten janë duke vizituar prej 10 javësh qytete të ndryshme evropiane. Këtë udhëtim e kanë filluar nga Danimarka.

“Ne udhëtojmë shumë. Ka vite që kemi planifikuar të bëjmë një udhëtim nëpër qytete të Evropës. Nuk kishim ndonjë plan specifik”, tregon Ole Kristiansen, për RTV Dukagjinin.

Por, që destinacion të radhës ta kenë Prishtinën e më pas Pejën ishte ftesa që u bëri ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, me të cilin kanë shoqëri prej 25 vitesh, përcjell Telegrafi.

“Ne erdhëm në Kosovë sepse njohim Qemajlin me të cilin kemi shoqëri tash e 25 vite. Djali im është në shoqëri më djalin e tij dhe ne kështu kemi lidhur miqësi… Ne ishim në Durrës kur kontaktuam me Qemajlin dhe ai na tha të vijmë në Kosovë e të kalojmë disa ditë edhe këtu”, tregon më tëj Ole Kristiansen.

Për miqësinë me danezët tregon edhe vet ambasadori Minxhozi, i cili thotë se frymëzohet nga pasioni i tyre për udhëtimin.

“I kam miq të hershëm dhe për udhëtimin e tyre kam mësuar para katër muajsh. U thashë që në hartën e vizitave të tyre të jetë edhe Kosova. Zotëria është 73 vjeç. Është inxhinier i ndërtimit të urave mbi det. Është një kapacitet shkencor do të thoja. Ata bëjnë një jetë shumë aktive. Pensioni për të nuk është të qëndrojnë në shtëpi, por të udhëtojnë. Në Pejë janë befasuar. Thonë se kanë ditur shumë pak dhe do të vijnë përsëri”, thotë Qemajl Minxhozi.

Ata synojnë që për 22 javë të përfundojnë turneun e tyre në Evropë. Për këtë atyre u duhet që brenda ditës të kalojnë 200 kilometra.

Çifti danez që u mahnit nga Kosova

Një çift danez gjatë turneut të tyre në Evropë janë ndalur të shohin nga afër bukuritë dhe atraksionet që ofron vendi ynë. Pasi kanë vizituar disa vende, ata kanë qëndruar edhe në Pejë për të parë bukuritë që ofron ky vend.

Gepostet von RTV Dukagjini am Montag, 4. November 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme