Çiklistët e Vetëvendosjes me fushatë për politika më të mira mjedisore

Prishtinë | 24 Gus 2019 | 10:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i çiklistëve të Lëvizjes Vetëvendosje kanë organizuar kampanjën “Lëvizim”, raporton Ekonomia Online.

Përmes kësaj fushate synohet rritja e ndërgjegjësimit të politikbërjes për përfaqësimin e politikave mjedisore dhe ndaljen e vendimeve që dëmtojnë cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës.

Organizatorja e kësaj kampanje, Fitore Pacolli, tha për Ekonomia Online se janë të interesuar që si Qeveri e ardhshme ta kenë prioritet mbrojtjen e ajrit, tokës dhe ujit.

“Ne jemi një grup i çiklistëve që kemi bërë thirrje publike që të na bashkëngjiten të gjithë qytetarët që dëshirojnë të kenë një shtet me ambient të pastër. Ne do të angazhohemi që Qeveria e ardhshme të ketë prioritet ambientin dhe mbrojtjen e ajrit, tokë dhe ujin. Ne kemi plan që si Qeveri e ardhshme të mbrojmë tokën, ajrin dhe ujin. Ne nuk mund të flasim për mirëqenie nëse nuk e mbrojmë ambientin. Është e drejtë që të kemi ujë të pastër, ajër të pastër dhe tokë e cila nuk helmon produktet të cilat i mbjellim”, tha Pacolli për Ekonomia Online.

Sipas këtij grupi, sot nuk ka qytet në Kosovë që nuk ka gurëthyes që nxjerrë materiale ndërtimore, ndot ujërat, dhe pluhuros hektarë përreth.

Nisja u bë në ora 10.00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të vazhduar më pas në rrugën Prishtinë-Obiliq dhe anasjelltas.

Kësaj iniciative i është bashkuar edhe Friedrich-Erbert-Stiftung Kosovë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme