Cilësia e ajrit në Kosovë kërcënim për jetën e qytetarëve

Prishtinë | 27 Kor 2016 | 08:13 | Nga

Cilësia e ajrit në Kosovë është shumë larg standardeve evropiane dhe tejkalon çdo normë të lejuar.

Ndër ndotësit më të mëdhenj në vend konsiderohen termocentralet e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, por edhe tymi që lirojnë veturat e vjetra, si dhe thëngjilli që përdoret për ngrohje gjatë stinës së dimrit.

Për rrezikun nga ajri i ndotur kishte alarmuar edhe Banka Botërore, ku, përmes një hulumtimi të kryer më herët, thuhej se brenda vitit në Kosovë shkaktohen rreth 800 vdekje të parakohshme si pasojë e ajrit të ndotur. Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Skënder Syla, ka thënë se cilësia e ajrit në Kosovë mbetet kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve dhe, sipas tij, duhen angazhime shtesë në përmirësimin e tij.

Ai ka thënë se mjedisi i Kosovës historikisht ka qenë i degraduar si pasojë e aktiviteteve industriale dhe aktiviteteve të tjera të papërgjegjshme të cilat ndikojnë negativisht në mjedisin jetësor. Sipas tij, ekzistojnë disa periudha të vitit kur tejkalohen parametrat e vlerave normale./KD/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme