Cilësia e dobët e asfaltit bëri që bari të mbijë në rrugët e Shtimes

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Dëmtime të shumta ka pësuar rruga që lidh fshatrat Petrovë-Llanishtë, në komunën e Shtimes.

Ndonëse kanë kaluar pak më shumë se një vit nga finalizimi i kësaj rruge, gjendja e saj është e tillë, raporton KTV.

Gropa, plasaritje të asfaltit e rrëshqitje gurësh, mund të hasësh në shumë pjesë të saj.

Problem tjetër në rrugën që lidh dy fshatrat, haset edhe në trotuarin e vendosur disa javë më parë.

Halil Halili, drejtor i Shërbimeve Publike në Shtime, përmes telefonit i ka thënë KTV-së se të martën do të fillojë rregullimi i dëmeve.

Sipas ekspertëve të komunikacionit, ekzistojnë dy arsye kryesore, pse asfalti mund të plasaritet kaq lehtë.

Probleme të tilla ku bari ka dalë në asfalt, vërehen edhe në disa pjesë të kryeqytetit.

Të ngjashme