Çitaku: 23 vjet pas masakrimit brutal të në Reçak, qeveria serbe ende s’ka kërkuar falje

Prishtinë | 15 Jan 2022 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, për 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut, ka përkujtuar 45 viktimat.

Ajo tha se ata u masakruan brutalisht dhe se për një krim të tillë, Serbia ende s’ka kërkuar falje.

“15 janari i vitit 1999 është një ditë që gjithmonë do ta kujtoj. 45 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, u masakruan brutalisht nga forcat ushtarake serbe. Fshati i Reçakut u bë dëshmitar i një tmerri atë ditë. Fatkeqësisht, 23 vjet më pas, qeveria serbe nuk ka kërkuar falje për krimet”, ka shkruar Çitaku në Twitter.

Për të shënuar këtë ditë, krerët më të lartë të shtetit do të bëjnë homazhe dhe do të mbajnë fjalime në ceremoninë përkujtimore në Klinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme